Fatmir Limani për Kërçovën

Bashkohuni me Fatmir Limanin për të ndërtuar të ardhmen e Komunës së Kërçovës me përkushtim dhe plane të qarta që i shndërrojnë aspiratat e komunitetit në përparim të qëndrueshëm.

Me ty, për një Kërçovë më të mirë.

Në sytë e këtij qytetari shoh gjithë Kërçovën – të rinjtë që ëndërrojnë, prindërit që punojnë për familjet e tyre, të moshuarit që presin respekt, fëmijët që meritojnë arsim më të mirë, dhe ata që përballen çdo ditë me sfida, por kërkojnë vetëm kushte dinjitoze për të jetuar. Kërçova është e të gjithëve – pa dallim moshe, gjinie, etnie apo gjendjeje shëndetësore. Bashkë do të ndërtojmë një komunë ku secili ndihet i përfshirë, i respektuar dhe i vlerësuar.

Shtyllat e qeverisjes

Transparencë dhe Llogaridhënie

Vendimmarrje e hapur, informim i rregullt i qytetarëve dhe përfshirje aktive e komunitetit në proceset kryesore.

Infrastrukturë dhe Shërbime Cilësore

Investime në rrugë, kanalizim, ujësjellës, ndriçim publik, pastërti dhe shërbime komunale moderne që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Punësim dhe Mbështetje për të Rinj

Krijimi i mundësive për punësim, trajnime profesionale dhe mbështetje për sipërmarrje rinore, në mënyrë që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në Kërçovë.

Shëndetësi, Arsim dhe Kujdes Social

Shërbime shëndetësore më të mira, arsim cilësor për brezat e rinj dhe kujdes social për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

6 Prioritetet për Kërçovën.

Prioritetet e Fatmir Limanit janë për njerëzit – për familjet që duan kushte dinjitoze, për të rinjtë që ëndërrojnë të ardhmen këtu, dhe për çdo qytetar që meriton besim, respekt dhe një Kërçovë më të mirë.

1. RINIA – Fuqia e Kërçovës

Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë, nga e cila burojnë të gjitha nismat, veprimet dhe tendencat për ta ndryshuar botën, dhe për ta bërë atë më të mirë.

2. INFRASTRUKTURA DHE URBANIZIMI

Qytet i planifikuar, rrugë të sigurta, ujë i pastër – Kërçova e jetueshme për të gjithë.

3. ARSIM, KULTURË, SPORT & SHOQËRIA CIVILE

Forca dhe progresi I një shoqërie është në mvarshmëri të plotë me shkallën e arsimimit të individëve të saj, të cilët duke zbatuar njohuritë dhe aftësitë e tyre e riformësojnë kulturën, traditën dhe identitetin e shoqërisë në tërësi.

4. SHËNDETI DHE MIRËQENIA SOCIALE

Shëndeti dhe kujdesi social janë bazat e një shoqërie të fortë dhe të barabartë për të gjithë.

5. MËRGATA – për zhvillim ekonomik të Kërçovës

Mërgata është ura e bashkëpunimit që sjell përvojë, kapital dhe mundësi të reja për Kërçovën.

6. SIGURIA PUBLIKE

Siguria publike është garancia e qetësisë, stabilitetit dhe besimit të qytetarëve në jetën e përditshme.

Kontakto

Këtu mund të ndani pyetjet, idetë dhe shqetësimet tuaja për Komunën e Kërçovës. Shkruani gjithçka që dëshironi të dini për planet, projektet dhe prioritetet e Fatmir Limanit – nga infrastruktura dhe shëndetësia, te arsimi, rinia dhe mundësitë për punësim. Çdo pyetje dhe mendim i juaji është i rëndësishëm dhe do të merret me seriozitet.